Sulmi në sinagogë në Mançester, dëshmitari: Pashë të keqen dhe urrejtjen tek autori

Sulmi në sinagogë në Mançester, dëshmitari: Pashë të keqen dhe urrejtjen tek autori

Një dëshmitar në Mançester, njëkohësisht edhe drejtues i lutjeve, ka rrëfyer momentet dramatike kur një person u përpoq të hynte me forcë në sinagogë, e më pas të kryente sulmin me pasoja në jetë njerëzish. “Pashë të keqen, pashë urrejtjen”, tha ai për BBC. Dëshmitari Daniel Walker është shprehur se ai dhe të tjerë mbajtën me forcë të mbyllura dyert e sinagogës Heaton Park, ndërsa sulmuesi Jihad Al-Shamie përpiqej të hynte brenda. “Po sulmonte dyert, hidhte vazo të rënda me bimë, bënte gjithçka që mundej për të hyrë. Duhet ta them se pashë heroizëm të vërtetë. Njerëz që vrapuan për të ndihmuar të tjerët, jo për të ikur. Ishte e mahnitshme”, tregoi Walker. Sipas tij, sulmi ndodhi pak para se të niste shërbesa për Yom...