Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rama ndan detyrat për zgjedhjet/ Zbulohen porositë e kryesocialistit për ministrat dhe deputetët, Balluku do të drejtojë fushatën në Tiranë dhe Mat
Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit. Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit do të drejtojë edhe fushatën në Mat. Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Burime nga takimi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si forcë e shtuar...