Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Avokatët e Veliajt e ankimuan në Kushtetuese, Rama mbledh strukturat e PS: Nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak
Kryesocialiti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit. Mësohet se Edi Rama u ka thënë të pranishmëve të qëndrojnë larg debateve për mënyrën si presidenti e firmosi dekretimin e zgjedhjeve edhe në Tiranë. Rama citohet të ketë deklaruar se dekreti i presidentit është i rregullt dhe duhet të shkohet përpara me fushatën. “Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn por këshilli bashkiak“-citohet të ketë thënë Rama, deklarim që vjen vetëm 1 ditë pasi avokatët e Veliajt ankimuan në kushtetuese dekretin e presidentit. Rama u ka kërkuar të përveshin mëngët e të prodhojnë një fitore historike për PS në këto zgjedhje në Tiranë me Ogerta Manastirliun. Kur Tirana...