Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga bullizimi te thi*at, shkollat janë të pasigurta për fëmijët
Nxënës që përfshihen në sherre edhe me thika, po bëhen të zakonshme në ambientet pranë shkollave. Prag tragjedia pranë gjimnazit ”Ibrahim Rugova” në Kamzës, ku një nxënës 16-vjeçar është në gjendje kritike për jetën pas sulmit me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, dëshmon për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore. Sociologët theksojnë rëndësinë e ndërveprimi mes familjes, shkollës dhe fëmijëve në këtë moshë delikate. Ekspertët e arsimit prej kohësh vënë theksin tek numri i pamjaftueshëm i psikologëve, sociologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla. Por edhe pse pjesa më e madhe e këtyre punonjësve janë përqendruar në kryeqytet, ngjarjet më të rënda vijnë nga shkollat e Tiranës ku dukshëm hallkat e bashkëpunimit shkollë-prind nuk funksionojnë.