Mbyllet aeroporti i Mynihut, kaos për disa orë në fluturime, pas shfaqjes së dronëve të dyshimtë

Mbyllet aeroporti i Mynihut, kaos për disa orë në fluturime, pas shfaqjes së dronëve të dyshimtë

Dronë të dyshimtë të ngjashëm me ata në vendet e tjera europiane gjatë javëve të fundit janë shfaqur edhe në Gjermani, pranë aeroportit të Mynihut duke detyruar mbylljen e tij për disa orë. Dhjetëra fluturime u anuluan për shkak të dronëve, duke lënë të bllokuar në terminale mijëra pasagjerë. Fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes dhe sipas të dhënave, fluturimi i parë nga u realizua në orën 05:50. Një zëdhënës i policisë tha për mediat se disa persona panë dronët përreth aeroportit në momente të ndryshme të enjten në mbrëmje, duke detyruar autoritetet që të ndalnin fluturimet. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të identifikuar origjinën e dronëve. Ky është rasti i fundit në një seri mbylljesh të aeroporteve së fundmi në mbarë Evropën për...