Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Stuhia “Amy” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, moti i keq “paralizon” vendet
Stuhia Amy ka goditur Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në jetën publike, me paralajmërime për mot të keq, mbyllje shkollash, anulime udhëtimesh dhe rrezik të lartë për sigurinë e qytetarëve. Kjo stuhi është zhvilluar në Atlantikun e Veriut si pasojë e ndërveprimit të mbetjeve të uraganeve Humberto dhe Imelda me një rrymë të fuqishme ujore. Për shkak të stuhisë, në Irlandën e Veriut është marrë vendimi që shkollat në qarqet Antrim, Londonderry, Tyrone dhe Fermanagh të mbyllen në mesditë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit. Ndërkohë, në Republikën e Irlandës, autoritetet në Qarkun Donegal kanë këshilluar banorët të “strehohen në vend” deri në orën 18:00, për shkak të erërave të forta që kanë prekur zonën. Ndikimi i stuhisë...