Abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, dënohet me 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë dëmshpërblim ish-këshilltari i Trump

Abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, dënohet me 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë dëmshpërblim ish-këshilltari i Trump

Robert Morris, themelues i njërës prej kishave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe ish-këshilltar shpirtëror i Donald Trump, është shpallur fajtor për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare në vitet 1980. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Oklahomës, ndërsa vendimi i gjykatës u shpall këtë javë. Morris, tani 64 vjeç dhe me origjinë nga Teksasi, pranoi fajësinë në kuadër të një marrëveshjeje me prokurorinë. Ai u dënua me 10 vjet burg, por do të vuajë vetëm gjashtë muaj në paraburgim, ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta kalojë nën mbikëqyrje. Gjithashtu, ai do të regjistrohet si shkelës seksual dhe do të paguajë 250 mijë  dollarë dëmshpërblim ndaj viktimës. Kisha që ai themeloi në vitin 2000, Gateway Church, ka rreth 100 mijë ndjekës dhe...