Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Po trafikonin 17 kg kokainë, çifti shqiptar kapet ‘mat’ në Itali
Një çift shqiptar është kapur teksa po trafikonte një sasi të konsiderueshme, me mbi 17 kg kokainë të pastër me vlerë mbi 2 mln euro në treg. Ndalimi erdhi pas një operacioni në shkallë të gjerë kundër grupeve kriminale në rajonin e Puljas. Policia e Barit njoftoi se bashkë me Prokurorinë nisën më 1 tetor pranë Leçes, aksionin që çoi gjithashtu edhe në sekuestrimin e armëve dhe pajisjeve të paketimit të drogës. Të arrestuarit janë një shtetas shqiptar 40-vjeçar dhe një grua 52-vjeçare, të dy banues në Altamura. Hetimi filloi falë vëzhgimit dhe ndjekjes së kujdesshme nga hetuesit e Skuadrës së Leçes. Oficerët identifikuan një automjet të dyshimtë, që besohet se ishte i përfshirë në transportimin e drogës së destinuar për tregun vendas. Automjeti u...