Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Presidenti Duka pritet në takim nga Ministri i ri i Turizmit, Kulturës e Sportit, Blendi Gonxhja
Presidenti i FSHF, Armand Duka, zhvilloi sot një takim zyrtar me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Në këtë takim, Presidenti Duka u shoqërua nga Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu. Presidenti Duka e uroi Ministrin Gonxhja për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e FSHF-së për të bashkëpunuar ngushtë me institucionin e tij në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të futbollit në vend. Gjatë takimit, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar prezantoi vizionin e Federatës për zhvillimin e futbollit dhe sportit shqiptar, duke theksuar arritjet e rëndësishme të viteve të fundit si sukseset e Kombëtares, organizimi i finales së UEFA Europa Conference League në Tiranë, organizimi i Euro U17 2025 dhe bashkëorganizimi i Euro U21 2027 me Serbinë. Gjithashtu, u theksua...