Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sot derbi Partizani – Tirana, policia njofton planin e masave, segmentet rrugore që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit mes KF Tirana dhe Partizanit, që do të zhvillohet sot në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit do të jenë të bllokuara segmentet rrugore: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve janë përcaktuar si më poshtë: Tifozët e Tiranës do të lëvizin nga përballë “Teatrit të Kukullave”, rruga “Xhorxh Bush”, rruga e “Elbasanit”, pranë Ambasadës së SHBA-së, më pas në rrugën “Dervish Hima”, rrugën “Sheh Ahmet Pazari” dhe drejt tribunës “S” të stadiumit. Tifozët e Partizanit do të kalojnë nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha”, ura “Vasil...