Nis “Skampa 2025”, edicioni i 27 i festivalit ndërkombëtar të teatrit

Nis “Skampa 2025”, edicioni i 27 i festivalit ndërkombëtar të teatrit

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa 2025”  nisi në Elbasan edicionin e tij të 27 duke sjellë magjinë e artit të gjallë në zemër të qytetit. Edicioni i 27-të i festivalit të stileve dhe formave të reja teatrore risjell edhe këtë vit një larmi performancash nga vende të ndryshme të botës. Nga data 2 – 6 tetor do të ngjiten në skenë shfaqje nga 9 trupa të ndryshme teatrore, mes të cilave, trupat e ardhura nga teatri shtetëror turk, ai i Ankarasë dhe i Stambollit, si dhe trupat nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia e Shqipëria. Mbrëmja e parë solli në skenë shfaqjen “Medea – Material”, nga Teatri Shtetëror i Ankarasë dhe ai i Stambollit. Teksti i Heiner Müller-it, i prezantuar për herë të parë në turqisht,...