Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Malaj: Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi referencat e reja në rrethe dhe rivlerësimi për shtëpitë
Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për rrethet dhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme.Lajmin e njoftoi ministri i Financave Petrit Malaj gjatë një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Financave me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit, si dhe me përfaqësues të kompanive që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme për konsultimin publik të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” dhe projektvendimit “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”.“Metodologjia e re e llogaritjes së taksave vendore mbi pasurinë e paluajtshme, çmimet e reja të referencës dhe rivlerësimi do të...