“Begaj nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, Aurela Anastasi: Për Veliajn duhej pritur vendimi i…

“Begaj nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, Aurela Anastasi: Për Veliajn duhej pritur vendimi i…

Konstitucionalistja e njohur, Aurela Anastasi, ka reaguar ndaj mënyrës se si u trajtua shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për Report TV, ajo thekson se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk mund të dekretonte zgjedhjet e reja në Tiranë pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Ligji nuk mund të parashikojë shkaqe për shkarkimin që nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit”, nënvizoi Anastasi, duke iu referuar nenit 115 të Kushtetutës, i cili parashikon pezullim automatik të vendimit të qeverisë për shkarkimin e një organi vendor, sapo ky vendim ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, zgjedhjet e reja mund të zhvillohen vetëm nëse Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave. “Kushtetuta ka integruar Gjykatën Kushtetuese si një filtër...