Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Tre emrat e propozuar…”/ Zgjedhjet e pjesshme, reagon analisti: Opozita duhet ta kishte patur prej kohësh kandidatin
Analisti Agim Baçi ishte i ftuar në një studio televizive ka komentuar situatën e opozitës lidhur me zgjedhjet e pjesshme, për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, opozita ka vepruar me vonesë dhe duhet të kishte shpallur kandidatin menjëherë pas arrestimit të Erion Veliajt. Ai kritikoi mungesën e një vendimi formal nga kryesia dhe theksoi se emrat e propozuar nuk vijnë nga forumet e PD-së. “ Për zgjedhjet për Tiranën, vendimin e jep Kushtetuesja. Ne duhet të mësohemi me vendimin e tyre dhe Gjykata Kushtetuese duhet të përshpejtojë vendimin. Formalisht kryesia duhet të kishte marrë një vendim. Vendimi për të pasur një grup që kryeson është marrë pa një vendim. Mund të them se është vonë, dhe...