Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve, Celibashi: Nuk e komentoj dekretin, kemi detyrë ta zbatojmë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk e komentoi dekretin e Presidentit, por tha se KQZ është e detyruar ta zbatojë atë. Sipas tij, tashmë ka nisur puna për të realizar pa asnjë vonesë procesin e 9 nëntorit në gjashtë bashki të vendit. “KQZ ka përgjegjësi vetëm organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga një autoritet tjetër, siç është Presidenti sipas një procedure të caktuar vjen edhe ushtrimi i kompetencës së kreut të shtetit për të nxjerrë dekretin. KQZ nuk vë në diskutim gjithçka deri në daljen e dekretit, kjo është përgatitja e zgjedhjeve në 6 bashkitë. Nuk kemi të lejuar të debatojmë vendimmarrjet e Këshillit të Ministrave, Presidentit apo çdo institucioni tjetër. Nuk përfshihemi dot në diskutimin politik”, u shpreh ai. Kujtojmë se dekreti i Presidentit...