Vlorë/ Aksident në Peshkëpi, plagoset rëndë motoristi – VIDEO

Vlorë/ Aksident në Peshkëpi, plagoset rëndë motoristi – VIDEO

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë, ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Vlorës dhe po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.