Gjenden mbetje kockore në Tërbaç, dyshohet për kafkë njerëzore

Gjenden mbetje kockore në Tërbaç, dyshohet për kafkë njerëzore

Janë gjetur në Tërbaç mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.