Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
GJKKO lë në burg dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, avokatët-gjyqtarëve: Na thoni pse e rrëmbyen?
GJKKO ka lënë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut, Renis Dobra, trupin e të cilit e hodhën në liqenin e Shkopetit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se të akuzuarit e tjerë Petrit hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, nuk u paraqitën para gjykatës dhe verifikimi i masës së tyre është lënë në një tjetër ditë. Në seancën me dyer të mbyllura, siç mëson gazetarja e Top Channel, avokatët e dy vëllezërve, u shprehën se kanë kalua afatet e mbajtjes në burg, pasi nga shpallja e moskopetencës së gjykatës së Dibrës dhe kalimit të çështjes në SPAK, dosja u dërgua me vonesë para gjyqtarëve të masave. Sakaq, kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh,...