Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj, skllav i krimit që fshihet pas Rusmalit. Nuk e bojkotojmë 9 Nëntorin

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj, skllav i krimit që fshihet pas Rusmalit. Nuk e bojkotojmë 9 Nëntorin

Nga foltorja e Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sërish Presidentin Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndërkohë që ish-kryebashkiaku Veliaj e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, kreu i shtetit është fshehur pas këshilltarit të tij juridik, ish-ministrit demokrat, Ilir Rusmali. “Në qoftë se shkoni dhe merrni dosjen e gjirit të Limianit, e bazës ushtarake, ju do gjeni aty se ajo dosje krimi e bëri atë president. Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit. Tani më thoni ju mua pak, në të drejtën kushtetuese, ose në parimësi, njeriu më përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është presidenti i Republikës. Kushtetuta austriake ka për përmbarues të...