“Brenda 72 orësh shpallim emrin e kandidatit për Tiranën”, deputeti i PD-së jep detaje

“Brenda 72 orësh shpallim emrin e kandidatit për Tiranën”, deputeti i PD-së jep detaje

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, tregoi se dhe sa kohë do t’i duhet opozitës për të zgjedhur kandidatin e tyre. Boçi tha se opozita po ndjek një proces moral për zgjedhjen e kandidatin të saj për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Gjithashtu nënkryetari demokrat tregoi se negociatat po vazhdojnë dhe se brenda 2-3 ditësh opozita do të prezantojë kandidatin e saj për Tiranën Boçi: Së bashku me partitë e tjera opozitare po ndiqet një proces që është sa politik po aq i domosdoshëm dhe moral. Nuk është vetëm sfidë emrash, por është edhe sfidë e rëndësishme politike. Për mua kjo është edhe hyrje në fushatë sepse ka ikur disi nga qeveria dhe ka shkuar te përfaqësuesi i opozitës. Emri nuk ka rëndësi, për mua procesi...