Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, GJKKO lë në burg dy vëllezrit e akuzuar për krimin

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, GJKKO lë në burg dy vëllezrit e akuzuar për krimin

Renis Dobra dhe vëllezërit Bushgjokaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel. Ndërkohë, dy personat e tjerë të përfshirë në hetim, Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjokaj nuk dolën sot para gjykatës. Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbytur me litar Renis Dobrën. Renis Dobra, 23 vjeç, u vra mbrëmjen e 8 Korrikut 2025 në...