Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Tatimet: Nga 15 korriku njoftimet për borxhet tatimore po dërgohen vetëm online në e-Filing
                            Pas përfundimit të afatit ligjor të procedurave për mbledhjen me forcë të borxhit tatimor bizneset debitore tashmë do njoftohen për detyrimet e papaguara online, nëpërmjet sistemit e-Filing.Administrata tatimore njoftoi se prej 15 korrikut tatimpaguesit po njoftohen elektronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing për pagesën e detyrimeve tatimore. Dokumentet që kanë nisur të gjenerohen elektronikisht përmbajnë vulë elektronike dhe vlerë të plotë ligjore dhe nuk do të dërgohen më fizikisht me postë.Pra njoftimi zyrtar për detyrimet e papaguara nuk do të bëhet nëpërmjet shkresave të dërguara fizikisht, por automatikisht në sistemin ku tatimpaguesit menaxhojnë detyrimet e tyre.“Nga data 15 korrik, njoftimi dhe kërkesa për pagesën e detyrimeve tatimore do të gjenerohen drejtpërdrejt në e-Filing, me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.Dokumenti përmban vulë elektronike të drejtorisë së...