A do të ndërhyjë qeveria për çmimet e pronave? Rama: Do të krijojmë një agjensi kombëtare…

A do të ndërhyjë qeveria për çmimet e pronave? Rama: Do të krijojmë një agjensi kombëtare…

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët, nëse qeveria ka mekanizma për të ndërhyrë në çmimet e pronave në vend, që për shumicën e qytetarëve janë të papërballueshme. Rama tha se qeveria do të krijojë një agjensi kombëtare për planifikimin urban dhe strehimin, ku do të shihen dhe mekanizma lehtësuese, që një sërë kategorish të mund të blejnë prona. “Ne jemi duke përgatitur krijimin e një agjensie të re, që do të jetë agjensia kombëtare e planifikimit urban dhe e strehimit, dhe do i qasemi me një mënyrë të re qoftë strehimit social, qoftë për të krijuar mundësi për një sërë kategorish që t’iu qasen pronave”, u shpreh Rama. Rama u pyet dhe nga gazetarët në lidhje me oraret në kantieret...