FOTO/ Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin, ky është autori i vrasjes në Babrru

FOTO/ Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin, ky është autori i vrasjes në Babrru

Personi në foto është autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci në Babrru.  Mësohet se autori Arlind Demushi dhe viktima, Hajdar Ismailgeci, ishin duke pirë së bashku në lokal.  Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur sherri mes tyre, që percipitoi deri në përdorimin e thikës.  Ndërkohë, autori i krimit, është arrestuar mbrëmë në Durrës.  Në momentin e prangosjes, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.  NJOFTIMI I POLICISETiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru. Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.  Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i...