Kryeministri prezanton masat, nga forcimi i territorit te mbrojtja e hapësirave publike

Kryeministri prezanton masat, nga forcimi i territorit te mbrojtja e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, po mbajnë një konferencë për mediat, ku po prezantohen masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaputesit, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit, si edhe ndëshkimin me forcë të ndërtimtarisë së paligjshme.Kryeministri Edi Rama deklaroi se, me ndryshimet ligjore, do të rritet garancia për zbatimin e projekteve arkitekturore përmes detyrimit që një arkitekt të jetë i përfshirë në procesin e realizimit të punimeve.“Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për...