Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
ARRSH hap aplikimet për praktika të paguara për studentët e inxhinierisë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur aplikimet për programin e praktikës profesionale të paguar, një iniciativë që synon të promovojë përfshirjen e studentëve të shkencave inxhinierike në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se afati për aplikim është i hapur deri më 17 tetor, duke e cilësuar këtë një mundësi të vlefshme për studentët dhe të sapo diplomuarit e vitit të fundit në fushën e inxhinierisë. “Ky program krijon hapësira për profesionistë të rinj dhe u ofron studentëve një eksperiencë të çmuar praktike në fushën e tyre, duke i përgatitur për sfidat reale të zhvillimit të infrastrukturës,” theksoi Balluku në komunikimin e saj publik. Ky program vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar...