Zbardhen emrat e ekzekutorëve të Edmir Bregut në 2021, vrasja me urdhër të Abdylit

Zbardhen emrat e ekzekutorëve të Edmir Bregut në 2021, vrasja me urdhër të Abdylit

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i djeshëm i SPAK që goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut. Ermir Dedja është shtetasi që SPAK dyshon se ka marrë pjesë më 21 janar të 2021 në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Koçi alias Maloku. 29-vjeçari Ermir Dedja është ekzekutuar disa kohë më parë në Durrës. Dedja akuzohet se bashkë me Alfred Dokën që është shpallur në kërkim, të jenë ekzekutuesit e të riut, ngjarje që u krye për llogari të Aldo dhe Astrit Avdylit. Ky i fundit akuzohet si urdhërues i vrasjes ndërsa nipi i tij Aldo Avdyli si organizator.