Memaliaj, punëtori bie nga skela e ndërtimit

Memaliaj, punëtori bie nga skela e ndërtimit

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin M. Ç., 68 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë teknik i firmës që kryen rikonstruksionin e një shkolle në Memaliaj, pasi gjatë punës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela, shtetasi A. D., 47 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.