Kundërshtoi kërkesën e Trump për t’i dhuruar shpatën e Eisenhower Mbretit Charles, jep dorëheqjen drejtori i muzeut

Kundërshtoi kërkesën e Trump për t’i dhuruar shpatën e Eisenhower Mbretit Charles, jep dorëheqjen drejtori i muzeut

Një drejtor muzeu është detyruar të japë dorëheqjen pasi kundërshtoi një kërkesë të Donald Trump për t’i dhuruar një shpatë nga koleksioni i muzeut, Mbretit Charles III, gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Britani, raportuan mediat amerikane. Todd Arrington dha dorëheqjen të hënën pasi iu dha një ultimatum për “të dhënë dorëheqjen ose të shkarkohej nga puna”, tha ai për televizionin CBS, pa specifikuar se kush e dha urdhrin. Drejtori në largim i muzeut hodhi poshtë një kërkesë të Shtëpisë së Bardhë për t’i dhuruar një nga shpatat e Dwight Eisenhower Mbretit Charles III gjatë vizitës së fundit të presidentit të SHBA-së në Britani – një dhuratë që do të simbolizonte marrëdhënien e veçantë midis dy aleatëve. Muzeu Eisenhower, i dedikuar ish-presidentit të...