Dëshmon bashkëjetuesja e Arben Mërkurit në gjyqin për atentatin në Shkozet: Nuk njoh asnjë nga shokët e tij, s’di kush e vrau

Dëshmon bashkëjetuesja e Arben Mërkurit në gjyqin për atentatin në Shkozet: Nuk njoh asnjë nga shokët e tij, s’di kush e vrau

Në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj Plaurent Dervishajt dhe Jualian Meçajt, të akuzuar për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e ndodhur në Shkozet, ka dëshmuar bashkëjetuesja e Arben Mërkuri, i cili u vra në maj të vitit 2022. Shtetasja Sh., e cila kishte 15 vite bashkëjetesë me të ndjerin, deklaroi në gjykatë se nuk njihte asnjë nga shokët e tij dhe se nuk ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes. Ajo rrëfeu se Arben Mërkuri nuk kishte probleme me drejtësinë dhe se në momentin e atentatit ishin së bashku në banesë, kur ai u largua pas një telefonate dhe u qëllua sapo zbriti shkallët. Dervishaj, i pranishëm në sallë, e pyeti dëshmitaren nëse kishte dëgjuar akuzat se Mërkuri kishte qenë vrasës me pagesë apo kishte...