Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të tij. Pas incidentit, i plagosuri u dërgua menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit për trajtim të parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u bë e nevojshme transferimi i tij drejt Spitalit Universitar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, për një ndërhyrje të specializuar mjekësore në repartin e ‘Traumës’. Në vendngjarje ndodhet aktualisht grupi hetimor, i cili po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë aksident, duke mbledhur dëshmi dhe fakte që do të ndihmojnë në zbardhjen e shkakut të daljes së automjetit nga rruga. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes...