Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Goditet grupi që trafikonte vajza për prostitucion nga Amerika Latine në Shqipëri, 19 masa sigurie
Policia ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine e Azia Qendrore dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST, ku u lëshuan 19 masa sigurie, 9 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi. Në Kolumbi është arrestuar dhe organizatori i rrjetit, Lucas Betankur, 25 vjeç. Në Shqipëri u vunë në pranga: Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu. Ndërkohë, u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal. Po ashtu janë proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni 48 shtetase të huaja, pjesa më e madhe e të cilave ishin akomoduar në një hotel në rrugën “Reshit Collaku”. Si...