Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja në Babrru/ Autori dhe viktima ishin miq – U zunë pasi pinë alkool në lokal, shkak një e sharë nga…
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Babrrusë, ku 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci u vra me thikë. Autori i dyshuar, Arlind Demushi, tashmë i arrestuar nga policia në Durrës, ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor, gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli ka mësuar se Demushi dhe viktima ishin miq të vjetër. Prej rreth 10 ditësh, Ismailgeci po qëndronte në banesën e Demushit në Babrru. Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin qenë në një lokal, ku kishin konsumuar alkool. Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja. Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi,...