Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Jemi të gjithë në rrezik!”, shefi i NATO-s: Moska mund të sulmojë Romën, Amsterdamin ose Londrën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një paralajmërim të fortë në një intervistë për televizionin italian Tg1, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane. “Jemi të gjithë në rrezik. Raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse. Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën: “Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor.” Në deklaratën e tij, Rutte përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “kundërshtarin kryesor” dhe “kërcënimin afatgjatë më serioz” për...