Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohet se dekonspiroi operacionet e policisë, ish-deputeti i PS-së Çyrbja do të gjykohet me gjykim të shkurtuar
GJKKO, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për çështjen gjyqësore në ngarkim të pandehurve Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-së, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Dosja e SPAK: SPAK përfundon hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: 1. Jurgis Çyrbja i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale: i. “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave;...