Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Veliaj kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ PS vijon punën, Rama mbledh strukturat e Tiranës
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot strukturat politike të Partisë Socialiste të kryeqytetit, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë. Takimi do të nisë në orën 16:30 dhe do të zhvillohet në ambientet e Hotel Tirana dhe do të ketë në fokus koordinimin e fushatës dhe mobilizimin e burimeve politike në mbështetje të kandidates socialiste Ogerta Manastirliu. Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë takim do të marrin pjesë ministra, deputetë të Tiranës, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetë të cilët kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme në këtë bashki. Ky zhvillim vjen në një kohë kur në skenën politike vijon tensioni lidhur me shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe dekretimin e...