Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Grupi i Rrumit, griste fletët e pronave në regjistër…”/ Gazetarja shpjegon aksionin e SPAK në Durrës
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për operacionin me urdhër të SPAK, ku pati kontrolle dhe arrestime. Lala shpjegoi se në qendër të përvetësimit të pronave, është një personazh i quajtur Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i cili ndodhet në kërkim. “Hetimi ka nisur mbi bazën e të dhënave të përftuara nga një celular. SPAK ka arritur në konkluzionin që Rrumi, Aleksandër Laho, ka krijuar grup të struktuar kriminal, që prishnin, grisnin fletët e regjistrave të pronave, në ish hipotekën e Durrësit dhe i zëvendësonin me AMTP të falsifikuara. Sipërfaqje të tëra kalonin në emra të fshatarëve të zonave dhe nga fshatarët që nuk kishin dijeni fare që ishin të përfshirë, kalonin në emra të biznesmenëve të njohur, që kanë interes për ndërtimin e resorteve. Këto...