Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbyllet për 7 orë aeroporti i Mynihut, shkak prania e disa dronëve! Anulohen 17 fluturime, 3 mijë pasagjerë të prekur
Operacionet e fluturimit në Aeroportin e Mynihut u kufizuan dhe më pas u pezulluan plotësisht mbrëmjen e kaluar, pas raportimeve për praninë e dronëve në hapësirën ajrore përreth aeroportit. Lajmi u konfirmua nga vetë autoritetet e aeroportit, duke sqaruar se vendimi për pezullimin e fluturimeve u mor nga Kontrolli i Trafikut Ajror Gjerman (DFS) rreth orës 22:18. Si pasojë e kësaj situate, 17 fluturime nuk arritën të niseshin, duke ndikuar direkt në rreth 3,000 pasagjerë. Gjithashtu, 15 fluturime hyrëse u detyruan të devijonin drejt aeroporteve të tjerë, përfshirë Stuttgartin, Nurembergun, Vjenën dhe Frankfurtin. E gjitha filloi rreth orës 21:30 kur dëshmitarët okularë raportuan dronë që fluturonin mbi zonën e aeroportit. Ndërsa autoritetet po hetonin, dronët misteriozë u panë përsëri rreth një orë më vonë, këtë herë mbi aeroport, konfirmoi zëdhënësi i policisë Stefan Bayer për gazetën Bild. ...