Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
EMRI/ U vra dhe u la në mes të rrugës, identifikohet viktima në Babrru
pamje nga vendngjarja TIRANË- Identifikohet viktima në Babrru, i cili u gjet i pajetë rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme. Bëhet fjalë për Hajdar Ismailgecin 40 vjeç, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë. Policia bëri me dije më herët se nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës. "Kamëz/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç. Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.", sqaroi policia. Burime pranë grupit të hetimit thonë se ka dyshime se viktima u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më...