Ushtria franceze bastis një çisternë, dyshohet për lidhje me Rusinë dhe përgjegjëse për dronët në Danimarkë

Ushtria franceze bastis një çisternë, dyshohet për lidhje me Rusinë dhe përgjegjëse për dronët në Danimarkë

Ushtria franceze ka arrestuar dy persona në një cisternë nafte e cila ka sipas burimeve lidhje me Rusinë dhe dyshohet për përfshirje në lëshimin e dronëve në Danimarkë dhe vende të tjera. Cisterna Boracay, pjesë e të ashtuquajturit “flotë hije” e Moskës, akuzohet për përfshirje në incidente me dronë që çuan në mbylljen e aeroporteve në Danimarkë, duke shkaktuar alarm në të gjithë Evropën. Ajo po hetohet me dyshimin se ka mundësuar lëshimin e dronëve (UAV), duke nxitur shqetësimet për një “luftë hibride” në zhvillim në kontinent. Boracay, me flamurit të Beninit, u ndalua ditën e dielën nga një anije luftarake franceze ndërsa transportonte 750.000 fuçi nafte të papërpunuar nga porti rus i Primorsk, afër Shën Petersburgut, me destinacion Indinë. Anija u shoqërua në portin...