Vrasja në Tiranë, identifikohet viktima

Vrasja në Tiranë, identifikohet viktima

Identifikohet viktima e vrasjes me thikë në Tiranë. Syri.net mëson se ai është Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç. Ngjarja ndodhi reth orës 20:10, në Babrru. 40 vjeçari u gjet pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës. Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç. Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes' informoi mbrëmjen e sotme policia e Tiranes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.