E rëndë në Babrru/ Gjendet i pajetë në rrugë një person, policia: Dyshohet se është qëlluar me thikë (EMRI)

E rëndë në Babrru/ Gjendet i pajetë në rrugë një person, policia: Dyshohet se është qëlluar me thikë (EMRI)

pamje nga vendngjarja TIRANË- Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e Babrrusë. Pararakisht dyshohet se viktima është qëlluar me thikë, pasi në trup është konstatuar një plagë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. Njoftimi: Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit...