Prof. Dr Andromaqi Gjergji – ”Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës..”

Prof. Dr Andromaqi Gjergji – ”Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës..”

Korçë, 27. 04. 2015 – Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve,...