Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përsosmëria e Kadaresë/ Analiza e dorëshkrimeve të shkrimtarit tregon korrigjimet e vazhdueshme
Dorëshkrimet e një shkrimtari janë rrugëtimi i një procesi të gjatë krijues, nga hedhja e mendimeve në letër deri te vepra që lexuesi merr në dorë. Duke analizuar qindra dorëshkrimet e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, studiuesja Persida Asllani tregon se vepra e tij ka qenë gjithmonë në rikrijim, me korrigjime të herëpashershme. “Po ta shikojmë, kemi një korrigjim mbi daktiloshkrimin, ku një fletë e vendosur riplotëson një paragraf. Mund të kemi dhe rastin kur është hequr komplet një paragraf. Por, nuk është sasia, por cilësia që e bën veprën e bukur, një fjalë e ndryshuar hap një rrugëtim tjetër në leximin e veprës”- shprehet studiuesja Persida Asllani. Sa herë botoheshin veprat e tij, Kadare riniste punën për të përmirësuar elementët stilistikë, duke qenë...