Plani për “eliminimin” e cash-it, Shoqata e Bankave mirëpret objektivin e qeverisë, por ka edhe kërkesa

Plani për “eliminimin” e cash-it, Shoqata e Bankave mirëpret objektivin e qeverisë, por ka edhe kërkesa

Shoqata shqiptare e Bankave mirëpret planet e qeverisë për të reduktuar paranë fizike brenda vitit 2030.  Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, shprehet për A2: “Ne e mirëpresim ambicien e qeverisë për një Shqipëri pa cash. Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të ekonomisë dhe rritjes së transparencës. Natyrisht, çdo ndryshim kërkon kohë dhe edukim të qytetarëve, por qytetarët shqiptarë kanë treguar se janë të gatshëm të përqafojnë teknologjinë dhe të adaptohen me siguri.”  Për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, Spiro Brumbulli, ky objektiv duhet të nisë me vendosjen e një tavani për pagesat në dorë që qytetarët bëjnë: “Veç infrastrukturës, që tranzicioni nga para cash në duar drejt kanaleve digjitale të ndodhë, është i nevojshëm edhe edukimi i qytetarëve. Ata duhet të njohin mënyrat e reja...