Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Iu gjetën në stomak 120 qese me heroinë, arrestohet 46-vjeçarja në Itali
Një 46-vjeçare nga Nigeria, është arrestuar në flagrancë nga autoritetet italiane në aeroportin Orio al Serio të Bergamos, pasi u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 120 qese heroine të fshehura në stomak. Operacioni u krye nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) në bashkëpunim me forcat e Guardia di Finanza, pas një sinjalizimi të ardhur nga dogana belge. Gruaja, e cila jeton në Itali që prej vitit 2013 dhe ushtron aktivitet si tregtare ambulante veshjesh, kishte mbërritur nga Brukseli pas një qëndrimi shumë të shkurtër dhe kishte si destinacion përfundimtar qytetin Alghero. Sjellja e saj ka ngjallur dyshime te autoritetet, për shkak të mungesës së bagazhit të regjistruar, nervozizmit të dukshëm dhe përgjigjeve të paqarta e kontradiktore lidhur me qëllimin e...