Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet Ruse, Zelensky: Evropa sot varet më shumë se kurrë nga vullneti politik
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke iu referuar veprimeve të fundit të Rusisë, të cilat i cilësoi si “gjithnjë e më shkatërruese”, deklaroi se siguria e Evropës varet sot më shumë se kurrë nga vullneti politik dhe veprimi pa vonesa. “Është e qartë se vetëm veprimi i përbashkët dhe përpjekjet e koordinuara mund të garantojnë siguri reale. Asnjë vend nuk duhet të mbetet i vetëm përballë kësaj kërcënimi,” tha ai, sipas asaj që raporton gazeta britanike The Guardian. Zelensky theksoi se Rusia po bën “shumë gabime” dhe se është momenti i duhur për të shtuar presionin ndaj saj. “Duhet ta rrisim presionin tani, në mënyrë që të detyrohet të ndalojë luftën dhe të ndryshojë kursin e saj politik,” tha presidenti ukrainas. Ai gjithashtu bëri thirrje...