“Maja e ajsbergut për Veliajn”, Lita paralajmëron hetime të reja: Pas inceneratorëve dhe Teatrit, Erioni përballet me..

“Maja e ajsbergut për Veliajn”, Lita paralajmëron hetime të reja: Pas inceneratorëve dhe Teatrit, Erioni përballet me..

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe proceset ligjore që po e shoqërojnë. Sipas Litës, situata aktuale e kryeqytetit është e papranueshme dhe qytetarët po mbahen peng nga një proces që është zvarritur prej muajsh. “Nëse do rrimë disa muaj pa kryetar bashkie, do varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Por qytetarët nuk mund të presin të zgjidhet fati ligjor i Erion Veliajt. Këtu viktimë janë qytetarët, jo Veliaj apo PS”, u shpreh ai.Lita theksoi se Veliaj është në izolim prej më shumë se 7 muajsh dhe, sipas tij, nuk ka më asnjë rol real në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. “Çdo...