Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dy të mitur përfundojnë në spital, njëri lufton për jetën. Detaje të reja nga sherri në derën e shkollës
Thikat në duart e fëmijëve kanë shkaktuar një tjetër ngjarje të rëndë, e sërish në perimetrin e institucioneve arsimore. Ngjarja tek shkolla “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku dy nxënës u plagosën me thikë në kraharor. Dy të miturit e plagosur janë të moshës 16-vjeç dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku i janë nënshtruar dhe operacionit pas plagëve të marra nga goditjet me thikë. Njëri prej tyre po lufton për jetën, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa i mituri tjetër ka marrë plagë sipërfaqësore dhe ndodhet jashtë rrezikut. Në polici janë shoqëruar disa bashkëmoshatarë të dy të lënduarve për të dhënë sqarime mbi ngjarjen, por ata nuk janë treguar bashkëpunues me policinë. Grupi hetimor ende nuk ka sqaruar zyrtarisht rrethanat dhe dinamikën se...