Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpallen fituesit e Edicionit të 3-të të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit: Korçë, Dhërmi, Manhattan-2025
Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit u zhvillua këtë vit në tre hapësira të veçanta kulturore: Korçë, Dhërmi dhe Manhattan. Festivali vlerësoi me cmime artiste ne kategorite e video artit &eksperimentale, animacionin, performancën, realitetin virtual dhe dokumentarin. Punimet fituese erdhën nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda, Irani/Mbreteria e Bashkuar dhe Kanadaja, duke sjellë një mozaik të gjallë perspektivash artistike e kulturore. Çmimi për Video Art & Eksperimentale Eleni Mylonas (Shtetet e Bashkuara) – SeaMonster II Eleni Mylonas, artiste multidisiplinare që jeton mes Nju Jorkut dhe Athinës, u nderua me çmimin për Video Art & Eksperimentale. Ajo është bursiste Fulbright dhe e diplomuar në Columbia University, ndërsa ka ekspozuar në institucione të rëndësishme si MoMA PS1 në Nju Jork dhe Muzeu Benaki në Athinë. Vepra fituese, SeaMonster II, përdor...